Tragjike në Ferizaj: Një 58-vjeçar vdes pasi ra nga ashensori duke tentuar ta shpëtojë bashkëshorten
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Ferizaj, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në hapësirën e ashensorit në një objekt kolektiv banimi. Policia ka konfirmuar për Lajmi.net se rreth orës 09:20 kanë pranuar një informacion për incidentin, i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Bega”, raporton lajmi.net Sipas…

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Ferizaj, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në hapësirën e ashensorit në një objekt kolektiv banimi.
Policia ka konfirmuar për Lajmi.net se rreth orës 09:20 kanë pranuar një informacion për incidentin, i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Bega”, raporton lajmi.net
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, ekipi i Emergjencës dhe Zjarrfikësit.
“Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Personi i vdekur është një mashkull kosovar, 58 vjeç”, ka bërë të ditur Veseli.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë e hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj si dhe njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti./Lajmi.net/