Tragjedia në një foto, tërmeti i merr jetën 4 pjesëtarëve të familjes Reçi
Lot, ankth, pritje dhe shpresë për jetë të gjalla, për një mrekulli nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë në 03:54 të së martës.
Lajme
Mes 42 viktimave nga tërmeti i fuqishëm e së martës ishin 4 pjesëtarët e familjes Reçi.
Eduard Reçi, 54-vjeç, bashkëshortja e tij, Dolora Reçi 49-vjeç si dhe dy fëmijët Kristi Reçi 25-vjeç dhe Kalus Reçi 21-vjeç.
Familjarët e tyre bëjnë me dije varrimin e tyre me anë të lajmërimi si dhe homazhet që do të zhvillohen te Pallati i Kulturës./tch