‘Tradita vazhdon’, Borussia Dortmund e do edhe yllin tjetër të Real Madridit

Borussia Dortmund ka identifikuar portierin e Real Madridit, Andriy Lunin si transferim potencial.

Sport

18/10/2021 19:21

Skuadra e Bundesligas dëshiron një portierë që të garojë me Gregor Kobel dhe Roman Burki për pozitën e titullarit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Fichajes, bordi i skuadrës gjermane kërkon një portier të ri në mënyrë që të mos paguajnë shumë para.

Pavarësisht që zhvilloi vetëm një paraqitje për Realin që nga viti 2018, Lunin shihet si ‘gardiani’ adekuat për klubin gjerman.

22-vjeçari që ka luajtur gjashtë herë për Ukrainën debutoi me “Los Blancos” në humbjen ndaj Alocyano në Kupën e Mbretit gjatë janar.

Real Madrid thuhet se është i hapur për shitjen derisa Lunin ka kontratë deri në vitin 2024./Lajmi.net/