Tradhtari Giroud

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka ‘shënuar’ pak para një ndeshje të skuadrës së tij. Francezi 27-vjeç, i martuar, u sqarua para menaxherit Arsene Wenger – para publikimit të lajmit fillestar nga The Sun javën e kaluar – se akuzat nuk janë të vërteta, se ai ishte takuar me modelen Celia Kay. Mirëpo, tabloidi ka…

Sport

16/02/2014 10:40

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka ‘shënuar’ pak para një ndeshje të skuadrës së tij.

Francezi 27-vjeç, i martuar, u sqarua para menaxherit Arsene Wenger – para publikimit të lajmit fillestar nga The Sun javën e kaluar – se akuzat nuk janë të vërteta, se ai ishte takuar me modelen Celia Kay.

Mirëpo, tabloidi ka publikuar dëshmi të takimit të tyre në një hotel, duke konfirmuar se Giroud ka shkelur rregullat e klubit.

Sulmuesi shihet në brekë në dhomën 5-6 të hotelit Four Seasons në Londër, vetëm disa orë para se Arsenali të takohej me Crystal Palace në kuadër të Premierligës.

Giroud, i cili përfiton 100 mijë funte në javë, dukej mjaft i qetë derisa shoqërohej nga bukuroshja amerikane. Nuk është ende e qartë se çka i ka thënë gruas së tij Jennifer, e cila lindi vajzën e tyre në qershor të vitit të kaluar.

Celia duke hyrë në hotel në ora 12:50

 

Celia, e cila është modele e magazinave të njohura si Maxim dhe FHM, ka qeshur me mohimet e Giroud.

“Ai e di të vërtetën dhe fakti se ka gënjyer rreth nesh është patetike. Ai vetëm është duke krijuar një gropë më të madhe për veten. Nëse është aq i zoti të bëjë krimin, duhet të paguajë ndëshkimin”.

Celia, e cila ishte në hotel nga orën 12:50 deri në orën 3:04 minuta, më 3 shkurt, deklaroi për The Sun javën e kaluar se ajo dhe Giroud ishin “shumë shoqëror” por nuk kryen marrëdhënie seksuale.

Celia largohet në ora 15:04

 

Arsenali planifikoi të gjobiste sulmuesin me 230 mijë funte, por e la pa e ndëshkuar pas arsyetimit të tij. Avokatët e tij kanë dërguar disa letra duke e mohuar ngjarjen.

Celia është modele e famshme