Toyota tërheq 3,4 milionë automjete për probleme me airbag-un

Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Toyota do të tërheqë rreth 3,4 milionë automjete në të gjithë botën për mosfunksionim të airbag-ut.

Auto & Tek

22/01/2020 12:56

“Tërheqja nga tregu e makinave, duke përfshirë 2,9 milionë automjete në SHBA, përfshin modele si Corolla, Corolla Matrix, Avalon dhe Avalon HV’’,  deklaroi Toyota, por këtë herë, sipas saj, ‘asnjë makinë nuk do të tërhiqet nga Japonia dhe Evropa’./atsh