‘Toy Story 4’ do jetë një histori dashurie për Woodyn

Pixar ka treguar se filmi më i ri i Toy Story do të jetë një histori dashurie mes Woody dhe Bo Peep.

ShowBiz

16/08/2015 13:44

Në eventin e Disney, D23 Expo është shfaqur edhe historia që do të zhvillohet në filmin më të ri të serisë së suksesshme ‘Toy Story‘.

‘Toy Story 4’ do jetë një histori dashurie mes personazhit kryesor, Woody dhe Bo Peep, temë kjo që nuk është zhvilluar në tri pjesët e para, transmeton Lajmi.net.

Krijuesi i filmave nga Pixar, John Lasseter ka thënë: ‘Në Pixar dhe Disney, ne bëjmë vazhdime të filmave vetëm nëse kemi një storie që është po aq e mirë ose edhe më e mirë se origjinali. Ky është rregulli ynë. Ne nuk bëjmë filma vetëm të mbledhim para’.

Pixar kanë rekorde mbresëlënëse, jo vetëm për fitimet nga filmat por edhe për kualitetin dhe nëse ata ia arrijnë që edhe pjesa e katërt të jetë po aq e mirë sa tri të parat, fansat me knaqësi e pranojnë.

‘Toy Story 4’ do dalë në kinema më 16 qershor të vitit 2017./Lajmi.net