Toure pranon Interin

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, pritet të jetë përforcimi i madh i Interit, gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli i Citizens është i gatshëm të largohet nga Etihad.

Sport

13/02/2015 20:06

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, është i gatshëm të transferohet në Inter, në fund të këtij sezoni.

Trajneri i Nerazzurrëve, Roberto Mancini ka konfirmuar interesimin e tij për yllin e Citizens, i cili spekulohet se do të largohet nga Etihad, gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, sipas mediave italiane, Toure ka pranuar t’i bashkohet Interit, edhe pse kjo nënkupton se do të përfitojë shumë më pak se sa aktualisht në City.

Mirëpo, krerët e kampionit të Premierligës nuk dëshirojnë t’i ofrojnë kontratë afatgjate në klub dhe kjo ka bërë që Inter t’ia plotësojë kërkesën në mënyrë që ai të jetë përforcimi i tyre i ri për sezonin e ardhshëm.