Tottenhami dhe Barcelona po dakordohen për detajet e fundit të transferimit të Lenglet

Tottenham ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit Clement Lenglet.

Sport

30/06/2022 08:52

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, tani janë duke u kryer vetëm detajet e fundit të kësaj marrëveshjeje e cila pritet që të kurorëzohet me zyrtarizim shumë shpejt, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të transferohet në Londër në formën e huazimit.

Aktualisht janë duke u diskutuar disa çështje që kanë të bëjë me pagesën e lojtarit, e që pritet të zgjidhen shumë shpejt. /Lajmi.net/