Tottenhami arrin marrëveshje me Interin për transferimin e Martinez

Klubi anglez duket afër blerjes së Lautaro Martinez.

Sport

08/08/2021 13:52

Largimet tek Interi duket se nuk kanë të ndalur, transmeton lajmi.net.

Lukaku shumë shpejt do të zyrtarizohet si futbollist i Chelseas, e duket se rrugën e tij do ta ndjek edhe Martinezi.

Sipas “The Times”, Tottenhami ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e futbollistit.

Thuhet se Hotspur kanë mposhtur konkurrencën e Arsenalit për nënshkrimin me sulmuesin,

Tottenham do të shpenzojë rreth 70 milionë euro për argjentinasin. /Lajmi.net/