Policia furnizohet me pajisje të reja e automjete të blinduara- A do t’i jepet një Mbrojtjes së Kryeministrit, pasi BMW-ja nuk ndizej?
Në kuadër të planifikimeve afatgjata dhe objektivave të parapara strategjike, policia e Kosovës, po parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase. Policia e Kosovës ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore,…

Lajme
Në kuadër të planifikimeve afatgjata dhe objektivave të parapara strategjike, policia e Kosovës, po parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase.
Policia e Kosovës ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së.
Përveç automjeteve patrulluese, tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës.
Por, krahas furnizimit të policisë, kujtojmë se muaj më parë zyrtarët policorë të Mbrojtjes së afërt të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, kishin probleme me veturën e tij zyrtare të tipit BMW.
Sipas institucioneve, thuhet që e njëjta tashmë është e vjetërsuar.
Një video që para thuajse nëntë muajsh qarkulloi në rrjet, tregon veturën e cila nuk ndizet as pas disa tentimesh.
Rreth të njëjtës ishte grumbulluar stafi tij, duke tentuar të bëjnë zgjidhje.
Madje, qytetarët përreth edhe kishin komentuar me shaka defektin në veturën e kryeministrit.
A do t’i jepet një automjet nga këto të rejat e policisë të parit të vendit, duke pasur parasysh që e kaluara nuk po ndizej? /Lajmi.net