Tottenham triumfon bindshëm ndaj Norwichit, ngritët në pozitën e pestë

Tottenham ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Norwich Cityt, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

Sport

05/12/2021 16:52

Spurs fituan me rezultat komod 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Lucas Moura ndryshoi rezultatin pas vetëm 10 minutave lojë, ku u asistua nga Son Heung-Min (10′).

Pavarësisht rasteve, nuk kishte më gola për këta 45 minuta, andaj Tottenham shkoi në epërsi me golin e vetëm të Mouras.

Davies Sanchez me një gol të bukur nga distanca pastaj dyfishoi epërsinë e Tottenhamit (67′).

Fitoren e vendasve e vulosi Son Heung-Min pas një asistimi të Davies (77′).

Ylli i Kosovës, Milot Rashica nuk ishte i pranishëm në ndeshje shkaku i lëndimit të pësuar dhe me shumë gjasa nuk do rikthehet këtë vit.

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e pestë me 25 pikë, 10 prapa liderit Man City, derisa Norwich qëndron në fund me 10 sosh./Lajmi.net