Tottenham po bën gati ofertën për Traoren

Skuadra londineze, Tottehnam është duke tentuar nënshkrimin me anësorin e Wolverhampton, Adama Traore, para përfundimit të merkatos verore.

Sport

23/08/2021 14:24

Tottenham Hotspur është gati të bëjë një ofertë për të marrë Adama Traore në huazim për këtë sezon, me opsion blerje prej 40 milionë funtesh sezonin tjetër, raporton ‘Telegraph’.

Trajneri i New Spurs, Nuno Espirito Santo është një tifoz i madh i Traores dhe dëshiron që spanjolli ta ndjekë atë nga Wolverhampton në veri të Londrës.

“Ujqërit” e vlerësojnë Traoren në 40 milionë funte, por, me spanjollin që nuk e ka vazhduar kontratën e tij, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin, mund të detyrohet të marrë në konsideratë një marrëveshje huazimi që përfshin një detyrim për të blerë.

Nuno beson se Traore do t’i japë skuadrës së tij përshtatshmëri më të madhe me aftësinë e tij për të luajtur në krahun e djathtë.

Traore startoi për Wolves kundër Spurs të dielën dhe i shkaktoi shumë probleme ekipit të ri të Nunos edhe pse klubi londinez arriti të fitoj duke mbajtur portën e paprekur.

Pas kësaj ndeshje bisedimet tani pritet të përshpejtohen gjatë javës ndërsa Tottenham kërkon një përparim në negociata.

Spurs ende po përpiqen të gjejnë një blerës për Tanguy Ndombele me Bayern Munich të vetmin klub që ka treguar një interes konkret për lojtarin, i cili erdhi si transferim rekord i klubit nga Lyon dy vjet më parë. /Lajmi.net