Tottenham në epërsi ndaj West Hamit pas pjesës së parë
Tottenham Hotspur është duke avancuar me rezultat 1-0 ndaj West Hamit në kuadër të xhiros së pestë të Premier League. “Derbi” i vogël i Londrës u karakterizua me një 45-minutësh të luftuar nga të dyja palët, por me Spurs më pragmatikë brenda fushës së blertë, transmeton lajmi.net. Goli i vetëm i shënuar ishte nga Kehrer…

Sport
Tottenham Hotspur është duke avancuar me rezultat 1-0 ndaj West Hamit në kuadër të xhiros së pestë të Premier League.
“Derbi” i vogël i Londrës u karakterizua me një 45-minutësh të luftuar nga të dyja palët, por me Spurs më pragmatikë brenda fushës së blertë, transmeton lajmi.net.
Goli i vetëm i shënuar ishte nga Kehrer që e çoi topin gabimisht në portën e skuadrës së tij.
Në rast se ndeshja përfundon kështu, Tottenhami do ta mbante hapin me kreun, me dy pikë më pak. /Lajmi.net/