Tottenham me goleadë mposht Arsenal – vazhdon garën për Ligën e Kampionëve

Tottenham ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Arsenalit, në ndeshjen e xhiros 36 në Premier Ligë.

Sport

12/05/2022 22:37

‘Spurs’ me golead 3:0 arritën të mposhtin Arsenalin, kështu duke vazhduar edhe më tej garën për Ligën e Kampionëve.

Gjatë gjithë takimit vendasit zhvilluan ndeshje me të mirë, shkruan lajmi.net.

Ishte minuta e 22` kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe e çoi në epërsi ekipin e tij.

Në minutën e 33` pas përjashtimit të Holding me kartonin e dytë të verdhë, Arsenali mbeti me 10 lojtarë në fushë.

Po rridhte minuta e 37` kur Kane shënoi serish për Tottenham, kështu duke e dyfishuar epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të vendasve.

Pjesa e dytë filloi më mirë për ekipin e Antonio Conte, ku pas vetëm dy minutash shënoi Heung-Min Son golin e tretë në ‘Tottenham Stadium’.

Pas këtij goli ekipi vendas kishin edhe mundësi të tjera, por në vend ishte portieri i Arsenal, Aaron Ramsdale.

Në anën tjetër Arsenal nuk u treguan të aftë të shënonin në portën e Hugo LLoris.

Më këtë fitore, Tottenham i afrohet Arsenalit me vetëm një pikë në vendin e pestë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundimin e sezonit në Premier Ligë.

Mbetet të shihet se cili nga këto dy ekipe do të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/