Tottenham konsideron transferimin e Traores

Tottenham është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Wolves, Adama Traore.

Sport

02/08/2021 18:25

Spanjolli ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2023, mirëpo ekziston mundësia që të largohet gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Liverpool, Chelsea, Leeds Unite dhe West Ham janë të lidhur me Traore, duke marrë parasysh paraqitjen në edicionin 2020-21 në Premierligë.

Sipas Daily Mail, trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo dëshiron të ribashkohet me ish lojtarin e Barcelonës dhe Wolves janë të hapur për shitjen.

“Ujqërit” kërkojnë në këmbim 45 milionë euro shkaku i situatës së kontratës.

Ndërkohë, klubet spanjolle kanë hequr dorë nga transferimi i Traore./Lajmi.net/