Tottenham identifikon Moratan si pasues të Kanes

Tottenham e ka identifikuar Alvaro Moratën si zëvendësues të mundshëm për Harry Kane - sipas Fichajes.

Sport

11/10/2021 19:04

Kane ishte i lidhur shumë me Manchester Cityn në merkaton e verës dhe është sugjeruar se ai ende mund të largohet nga Spurs në vitin e ardshëm.

Në rast se ai largohet, Tottenham do të donte të nënshkruante me Morata, i cili aktualisht është i huazuar në Juventus nga Atletico Madrid.

Drejtori sportiv i Tottenhmit ndërkohë ka theksuar se Kane e do klubin dhe vendosën të mbajnë lojtarin për të filluar rindërtimin e skuadrës, sidoqoftë nëse klubi londinez e mbyll edhe një edicon të radhës pa ndonjë titull, do të ishte shumë e vështirë të mbanin sulmuesin në skuadër. /Lajmi.net