Basha merr vendim, kufizon qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë në temperatura të larta
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se ka marrë vendim për vendosjen e kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Ky vendim sipas Bashës, ka për qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në…
Lajme
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se ka marrë vendim për vendosjen e kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Ky vendim sipas Bashës, ka për qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
“Ky VENDIM përcakton temperaturat dhe intervalet kohore kur aktivizohen kufizimet:
Në AUTOUDHË, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 32°C ose më e lartë, në intervalin 11:00–17:30.
Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 35°C ose më e lartë, po ashtu në intervalin 11:00–17:30”, ka shkruar Basha.
Ai ka thënë se MIT do të publikoj çdo ditë, pas orës 16:00, njoftimin zyrtar për zbatimin ose moszbatimin e kufizimeve për ditën pasuese, bazuar në parashikimin më të fundit të Institutit Meteorologjik të Kosovës.
“Ky vendim synon mbrojtjen e rrugëve nga dëmtimet që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe ngarkesat e rënda, duke garantuar njëkohësisht siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shtuar Basha. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: