Tottenham ‘hap arkat’ – përgatitet mega ofertë për Eriksen

Tottenham Hotspur po bëjnë të pamundurën që të mbajnë Christian Eriksen në skuadër.

Sport

13/08/2019 08:37

Eriksen ishte një nga lojtarët që gëzoi vëmendjen më të madhe nga skuadra e Spurs, me emrin e tij që lidhej me një kalim të mundshëm tek Man Utd dhe Real Madrid.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të finalizonte marrëveshjen me mesfushorin danez, duke bërë që ai të fillojë edicionin e ri si startues tek skuadra londineze.

Kështu, Tottenham tashmë janë të vendosur që ta mbajnë lojtarin dhe po përgatisin një mega ofertë për të.

‘Dailymail’ raporton se Spurs do t’i ofrojnë lojtarin një kontratë që do t’i dyfishojë atij të ardhurat javore, transmeton lajmi.net.

Eriksen përfiton rreth 80 mijë funte në javë, dhe me kontratën e rinovuar ai do të merrte rreth 160 – 200 mijë funte në javë.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë e Spurs do të arrijë ta bind organizatorin nga Danimarka. /Lajmi.net/