Tottenham e bën prioritet transferimin e Moratas

Klubi anglez është në kërkim të përforcimeve në repartin e sulmit.

Sport

13/10/2021 22:42

Tottenham Hotspur pritet të sjell një sulmues qendror në ekip verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Me Harry Kane që ka gjasa të mëdha të largohet, Spurs duan të marrin një futbollistë kualitativ si zëvendësues të tij.

Sipas mediave angleze, Tottenhami po mendon seriozisht transferimin e sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata.

Morata është duke kaluar vitin e fundit të huazimi te “Zonja e Vjetër” dhe duket se klubi nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes prej 35 milionë eurove.

Drejtori sportiv i Tottenham, Fabio Paratici e njeh mirë Moratan pasi kanë punuar së bashku te ‘Bianconerët’ dhe dëshiron ta ketë në ekip sërish.

Spanjolli është në pronësi të Atletico Madridit të cilët do të ishin të hapur ta shesin nëse Juventusi nuk shfrytëzon të drejten e blerjes së tij. /Lajmi.net/