Tottenham dhe Real Madrid gati për ‘bombën’ e merkatos – shkëmbimi Eriksen – Bale në tavolinë

Tottenham Hotspur dhe Real Madrid janë gati për lëvizjen më të madhe në merkato.

Sport

27/12/2019 12:18

Skuadra angleze pritet të ofrojë 30 milionë euro plus shërbimet e Christian Eriksen, që të marrin Gareth Bale në shkëmbim, shkruan ‘Eldesmarque’, transmeton lajmi.net.

Mourinho ka qenë në kontakt me anësorin uellsian, me Tottenham që synojnë të shtyjnë për një marrëveshje në janar.

Eriksen do të jetë agjent i lirë gjatë verës së ardhshme, kurse Bale vazhdon të jetë në pikëpyetje tek Reali.

Mbetet të shihet nëse dy skuadrat do të arrijnë të pajtohen për këtë mega-marrëveshje. /Lajmi.net/