Totaj – qytetarëve: Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 17 milionë euro këtë vit, vonesat në realizimin e projektit nuk janë mungesë vullnetit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i është përgjigjur kërkesave që ka thënë se janë të shumta për investime në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit. Ai ka thënë se secila prej tyre dëgjohet dhe trajtohet me seriozitet, por që sipas tij Komuna e Prizrenit po përballet me një goditje të rëndë financiare, shkruan lajmi.net.…

Lajme

13/07/2026 14:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i është përgjigjur kërkesave që ka thënë se janë të shumta për investime në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit.

Ai ka thënë se secila prej tyre dëgjohet dhe trajtohet me seriozitet, por që sipas tij Komuna e Prizrenit po përballet me një goditje të rëndë financiare, shkruan lajmi.net.

“Edhe pse Kontrata Kolektive është obligim i Ministrisë së Arsimit dhe një e drejtë e merituar e punëtorëve të arsimit, barra financiare është bartur te komunat. Gjatë këtyre viteve, Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë euro. Këto janë mjete që do të ishin investuar në rrugë, shkolla, shëndetësi, infrastrukturë dhe projekte të tjera në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Totaj.

Ai ka kërkuar mirëkuptim për vonesat në realizimin e disa projekteve, që ka thënë se nuk vinë si pasojë e mungesës së vullnetit, por e rrethanave financiare që po përballet kjo Komunë.

“Si Kryetar i Komunës, do të vazhdoj të kërkoj, së bashku me nivelin qendror dhe institucionet përkatëse, një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë çështje, në mënyrë që komunat të kenë mundësi t’i vazhdojnë investimet dhe t’u ofrojnë qytetarëve projektet dhe shërbimet që i meritojnë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

Postimi i plotë: