Totaj: PDK-ja dhe LDK-ja me u bo bashkë nuk është befasi – Zafa pak e ka tepru

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se është befasuar pak nga Zafir Berisha që zgjodhi të përkrahë kundërshtarin e këtij të parit në balotazhin për Prizrenin, Artan Abrashin. Sidoqoftë, Totaj nuk u duk se po ia zë për të madhe Berishës për veprimin e këtij të fundit. “Në njanën anë është befasuese,…

Lajme

07/11/2025 19:09

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se është befasuar pak nga Zafir Berisha që zgjodhi të përkrahë kundërshtarin e këtij të parit në balotazhin për Prizrenin, Artan Abrashin.

Sidoqoftë, Totaj nuk u duk se po ia zë për të madhe Berishës për veprimin e këtij të fundit.

“Në njanën anë është befasuese, në anën tjetër nuk është e panatyrshme  sepse unë e konsideroj që dy parti shtetformuese, PDK-ja dhe LDK-ja, me u bo bashkë nuk osht befasi”, ka deklaruar Totaj në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“Mirëpo, në anën tjetër, Zafa është pak befasi. Ai nuk ka qenë i gatshëm mos me na përkrahë neve, por në momentet e  fundit nuk e di se çka ndodhi”.

“Nuk muj me e komentu sjelljen e tij. Është tip emocional, kaniher thotë çka nuk mënon, mirëpo pak e ka tepru. Por po ia lëmë kohës”.