Toshiba lanson një laptop me ekran 4K

Kemi parë shumë laptopë me ekrane të rezolucion tepër të lartë, por laptopi më i fundit i Toshiba-së i ka lënë të gjithë mbrapa, pasi ka një ekran 4K.

Auto & Tek

02/09/2015 11:31

Për krahasim, laptopi i Dell – XPS 13 – ka një rezolucion 3,200 x 1,800 piksel, përderisa Macbook-u 12 inç i Apple ka një ekran me 2,560 x 1,600 piksel.

Përveç se ka një rezolucion të lartë që do të ju duhet shumë, ekrani i laptopit Satellite Radius 12 ka një panel IPS dhe sistemin Technicolor, që do të thotë se pastërtia e pamjes në ekran është e jashtëzakonshme, transmeton Lajmi.net.

Pajisja do të fuqizohet nga procesori i gjeneratës së gjashtë të Intel Core, që sigurisht do t’i japë laptopit një performancë të lartë dhe një jetëgjatësi më të gjatë të baterisë.

Laptopi do të jetë i gatshëm për t’u blerë në SHBA në fund të këtij viti. (Lajmi.net)