Torte me mollë, recetë e shpejtë dhe e shëndetshme
Që të gjithë ne jemi në dijeni për vetitë pozitive shëndetësore që ka molla.
Lifestyle
Po t’ia shtojmë këtë frut edhe një torteje, përveç se e bëjmë të shëndetshme, i japim edhe shije më të mirë.
Kjo është receta e kekut me mollë, e cila mund të gatuhet në një periudhë shumë të shkurtë.
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:
200 g gjalpë në temperaturë ambienti
140 g miell pa gluten
70 g niseshte
120 g sheqer
3-4 mollë
3 vezë
1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
3 lugë sheqer kaf
1 lugë kanellë pluhur
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
– Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë.
– Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë.
– Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul.
– Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.
– Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.