Torres: Kosova, aleati më i madh i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan, Ritchie Torres. Torres ka ndarë fotografi nga takimi, në rrjetin social X, derisa ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon i Shteteve të Bashkuara. “Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”,…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan, Ritchie Torres.
Torres ka ndarë fotografi nga takimi, në rrjetin social X, derisa ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon i Shteteve të Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka shkruar Torres i cili është bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx.
Për këtë takim të zhvilluar në Nju Jork, më herët ka shkruar edhe Osmani, e cila e ka falënderuar kongresistin Torres për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në Facebook.