Topi i Artë për Babadimrin
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar se Babadimri duhet ta fitojë Topin e Artë, në vend të tre finalistëve në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Ylli suedez konsiderohej si konkurrent i mundshëm para se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery të shpallen si tre finalistët…

Sport
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar se Babadimri duhet ta fitojë Topin e Artë, në vend të tre finalistëve në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.
Ylli suedez konsiderohej si konkurrent i mundshëm para se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery të shpallen si tre finalistët në garë për Topin e Artë, që do të ndahet më 13 janar në Zurich.
Gjatë paraqitjes së tij në një konferencë për shtyp në Doha të Katarit, Ibrahimoviç deklaroi në shaka: “Topi i Artë? Për mua, të tre finalistët e meritojnë ta fitojnë, por njëri që duhet ta kenë patjetër është Babadimri”.
Ibrahimoviç ka shkëlqyer gjatë vitit që po lëmë pas me paraqitjet e tij fantastike për Paris Saint-Germain dhe Kombëtaren e Suedisë.