Top ekipi i Premierligës

Edicioni i deritashëm i Premierligës është vërtetë i jashtëzakonshëm. Gara për kreun e tabelës është më e nxehtë se kurrë më parë dhe përfshim një numër të madh skuadrash, aktualisht shtatë. Mirëpo, ende jemi në përmbylljen e pesës së parë të sezonit dhe e mira ende do të vijë. Por, deri më tani përveç skuadrave…

Sport

28/12/2013 18:10

Edicioni i deritashëm i Premierligës është vërtetë i jashtëzakonshëm. Gara për kreun e tabelës është më e nxehtë se kurrë më parë dhe përfshim një numër të madh skuadrash, aktualisht shtatë.

Mirëpo, ende jemi në përmbylljen e pesës së parë të sezonit dhe e mira ende do të vijë. Por, deri më tani përveç skuadrave që janë dalluar më tepër dhe qëndrojnë në pozitat e para, një numër i madh futbollistësh kanë rënë në sy me paraqitjet e tyre fantastike.

Dhe, ish mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown, analist në tabloidin britanik Daily Mail, ka publikuar emrat e atyre që sipas tij meritojnë të jenë në formacionin më të mirë të sezonit të deritashëm.

Ata janë: Wojciech Szczesny (Arsenal), Seamus Coleman (Everton), Laurent Koscielny (Arsenal), Phil Jagielka (Everton), Luke Shaw (Southampton), Yaya Toure (Manchester City), Fernandinho (Manchester City), Aaron Ramsey (Arsenal), Sergio Aguero (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Luis Suarez (Liverpool), dhe udhëhiqen nga menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez.