Top asistuesit në La Ligë
Cristiano Ronaldo padyshim është lojtari më i mirë në botë për momentin, duke marë parasysh formën tejet të lartë në të cilën po kalon.
Sport
Lojtari portugez veç listës së realizatorëve më të mirë, tani kryeson edhe sa i përket asistimeve për bashkëlojtarët e tij.
Ish anëtari i Manchester United ka bërë 8 asistime për gol dhe ka krijuar plotë 39 raste për bashkëlojtarët e tij gjatë këtij sezoni të Kampionatit Spanjoll.
Lista e plotë:
1. Cristiano Ronaldo – 8 asistime. 39 raste të krijuara
2. Koke, 8 asistime – 34 raste të krijuara
3. Leo Messi – 7 asistime, 41 raste të krijuara
4. Toni Kroos – 7 asistime, 34 raste të krijuara
5. Benzema – 7 asistime, 19 raste të krijuara