Top 10 kandidatët e LVV-së pas numërimit të 21% të votave

Pas numërimit të mbi 21% të votave, janë publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Albin Kurti kryeson bindshëm listën me numrin më të madh të votave, i ndjekur nga Glauk Konjufca, ndërsa disa figura të…

Lajme

29/12/2025 22:39

Pas numërimit të mbi 21% të votave, janë publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Albin Kurti kryeson bindshëm listën me numrin më të madh të votave, i ndjekur nga Glauk Konjufca, ndërsa disa figura të tjera të LVV-së kanë shënuar mbështetje të konsiderueshme në këtë fazë të numërimit.

Renditja aktuale e kandidatëve nga LVV është si vijon:

  1. Albin Kurti – 73,566 vota

  2. Glauk Konjufca – 57,196 vota

  3. Hekuran Murati – 29,674 vota

  4. Albulena Haxhiu – 29,442 vota

  5. Donika Gërvalla-Schwarz – 25,701 vota

  6. Xhelal Sveçla – 23,260 vota

  7. Hajrulla Çeko – 21,639 vota

  8. Avni Dehari – 19,083 vota

  9. Mimoza Kusari Lila – 17,729 vota

  10. Ejup Maqedonci – 16,501 vota.

Ende po vazhdon numërimi i votave. /Lajmi.net/