Tomori: Duhet të besojmë se do të kualifikohemi në finale, jemi të zhgënjyer me ndeshjen e parë

Interi e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, shkruan lajmi.net. “Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”. Qendërmbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori është shprehur i zhgënjyer me humbjen dhe fillimin e ndeshjes nga ai dhe bashkëlojtarët e tij. “Është e vështirë…

Sport

11/05/2023 08:20

Interi e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, shkruan lajmi.net.

“Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”.

Qendërmbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori është shprehur i zhgënjyer me humbjen dhe fillimin e ndeshjes nga ai dhe bashkëlojtarët e tij.

“Është e vështirë të shpjegohet fillimi i ndeshjes nga ne, ne jemi të zhgënjyer sepse humbëm, duhet të kishim bërë më shumë, por është vetëm ndeshja e parë, kështu që ne duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë në ndeshjen e kthimit”, tha Tomori pas ndeshjes për Amazon Prime Italia, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të besojmë se mund të kualifikohemi në finale, nuk do të jetë e lehtë, ne e dimë se ata janë të fortë, por nëse luajmë siç dimë, me intensitet dhe cilësi, mund t’u bëjmë telashe atyre, jemi të zhgënjyer sonte”, ka thënë qendërmbrojtësi i Milanit.

Ndeshja e dytë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal luhet javën e ardhshme, gjithashtu në stadiumin “San Siro”.

Ekipi që shkon në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër Manchester City – Real Madrid./Lajmi.net/