Tomori do të blihet përfundimisht nga Milan

AC Milan, ka vendosur të blejë kartonin e plotë të mbrojtësit Fikayo Tomori. 

Sport

04/06/2021 17:47

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milan sapo i ka komunikuar Chelseat, se ata do të aktivizojnë klauzolën e blerjes së Tomorit prej 28.5 milionë euro, raporton lajmi.net.

Marrëveshja do të kompletohet së shpejti dhe do të zyrtarizohet javën e ardhshme, mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë me Milan, të vlefshme deri në vitin 2026.

Tomori në sezonin e kaluar ishte i huazuar të “Rossonerët”, dhe siç duket ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij, pasi tani kanë vendosur ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. /Lajmi.net/