Tomiyasu: Kurrë nuk kam dëgjuar një zhurmë të tillë më parë
Blerja e fundit e Arsenalit për merkaton verore, japonezi Takehiro Tomiyasu ka pranuar se ai nuk kishte dëgjuar një stadium të zhurmshëm sikur ai i Emirates kur debutoi me klubin ndaj Norwich, më 11 shtator.
Sport
“Dita e debutimit tim ishte e mahnitshme,” tha Tomi në programin zyrtar të ditës së ndeshjes.
“Ishte një ditë e veçantë për mua sepse ishte ëndrra ime e madhe të luaja në Premier Ligë. Sidomos për ta bërë këtë edhe në Emirates Stadium – ishte thjesht e mrekullueshme.
“Mund t’ju them se kurrë nuk kam dëgjuar një zë të tillë më parë – kurrë në jetën time. Kështu që ishte vërtet e veçantë për mua. Do ta kujtoj gjithmonë.
“Kjo zhurmë erdhi si një surprizë për mua, natyrisht – nuk kam qenë para kaq shumë mbështetësve më parë. Por gjatë lojës unë isha i fokusuar në lojë. Më duhej të përqëndrohesha në performancën time, kështu që kjo është ajo që u përpoqa të bëja.
“Ishte e mahnitshme për mua. E dëgjova që nga momenti kur ecëm në fushë. Pastaj çdo herë kur merrja topin ose luaja topin, mund të dëgjoja zhurmën. Pastaj sigurisht edhe golin”, përfundoi japonezi 22-vjeçari.
Japonezi e ka nisur mjaftë mirë aventurën me “Gunners”, duke regjistruar dy porta të paprekura me skuadrën e tij pas dy ndeshjeve të luajtura. /Lajmi.net