Tomë Gashi: Gjykata Speciale nuk është dashur të votohej, tani është vonë të ndryshohet

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke pretenduar se Kuvendi i Kosovës nuk e kishte siguruar raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson para votimit të ligjit më 2015. “Këtë raport, i cili e ka eliminuar pretendimin për trafikim të organeve njerëzore, përveç që nuk e…

Lajme

28/09/2026 15:50

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke pretenduar se Kuvendi i Kosovës nuk e kishte siguruar raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson para votimit të ligjit më 2015.

“Këtë raport, i cili e ka eliminuar pretendimin për trafikim të organeve njerëzore, përveç që nuk e kanë pasur me rastin e votimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, Kuvendi nuk e ka pasur as në vitin 2021, kur e kam kërkuar të njëjtin si avokat – përfaqësues juridik i z. Mersin Katuçi nga Shqipëria, në shtëpinë e të cilit, rrejshëm pretendohej se ka ndodhur trafikimi i organeve njerëzore nga pjesëtarë të UÇK-së.Raporti i Prokurorit Amerikan e ka eliminuar mundësinë e akuzimit të pjesëtarëve të UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore, por e ka lejuar mundësinë që të ngrihen akuza për raste të krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, e që fatkeqësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës (dihet cilët) e kanë votuar këtë mundësi për ngritje të akuzave me nenet 12–16 të Ligjit për Gjykatën Speciale.Raporti i prokurorit Clint Williamson, në esencë, ka qenë kallëzim penal rreth 60 faqe, të cilin Kuvendi nuk e ka kërkuar, nuk e ka siguruar dhe, për këto arsye, nuk e ka pasur as më 04.08.2015, e as në kohën kur e kam kërkuar unë”,deklaroi Gashi.

Ai tha se Raporti i Prokurorit Amerikan e ka eliminuar mundësinë e akuzimit të pjesëtarëve të UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore, por e ka lejuar mundësinë që të ngrihen akuza për raste të krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, e që fatkeqësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës (dihet cilët) e kanë votuar këtë mundësi për ngritje të akuzave me nenet 12–16 të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Raporti i prokurorit Clint Williamson, në esencë, ka qenë kallëzim penal rreth 60 faqe, të cilin Kuvendi nuk e ka kërkuar, nuk e ka siguruar dhe, për këto arsye, nuk e ka pasur as më 04.08.2015, e as në kohën kur e kam kërkuar unë.’ deklaroi ai.Në fund, Gashi ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk është dashur të votohej dhe se tashmë është vonë për ta ndryshuar këtë vendim.‘Këta deputetë që e kanë votuar Gjykatën Speciale, fatkeqësisht, kishin një zell të madh për ta dërguar sovranitetin juridik në Hagë, për t’i dërguar pjesëtarët e UÇK-së në gjykatë, dhe një pjesë e këtyre që e kanë votuar këtë gjykatë anti-kombëtare, anti-shqiptare, anti-UÇK, anti-Kosovë, tani dalin në rendin e parë për të protestuar kundër votës së tyre”, shtoi Gashi .