Tom Cruise shpreson të jetë ylli i parë i “Hollywood-it” që filmon në hapësirë

Tom Cruise shpreson të jetë ylli i parë i "Hollywood-it", që do të filmojë në hapësirë për pjesët e fundit të "Mission Impossible".

ShowBiz

05/12/2020 08:02

Tom Cruise shpreson të bëhet ylli i parë i Hollivudit që filmon një skenë në hapësirë, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Aktori është duke punuar për xhirimet e dy pjesëve të fundit të “Mission Impossible”.

Seritë e këtij filmi kanë pasur shumë buxhet, por Tom, 58-vjeç, dëshironë të xhirojë edhe përtej atmosferës së tokës.

Burimet thonë se super ylli i filmit është i përgatitur të shpenzojë shuma të mëdha për ta bërë atë të mundur dhe po harton një plan me ndihmën e ekspertëve në agjensinë hapësinore amerikane NASA.

Një burim tha “Tom është i njohur mirë për të bërë të tilla gjëra dhe filmat “Mission Impossible” kanë pasur disa prej momenteve më të mëdha dhe më të hillësishme të filmave të xhiruar ndonjëherë.

“Por, ai është i etur të shtyjë gjërat më larg se çdokush ka bërë ndonjëherë më parë dhe, padyshim, e panjohura e madhe është se a mund të filmoni në të vërtetë në hapësirë. Ai është mjaft i sigurt se mund të bëjë që diçka të funksionojë dhe i ka folur NASA gjithashtu”, shton ai.

“Ata gjithashtu mendojnë se është e mundur – kështu që gjërat po bien në vend”, deklaron burimi.

“Mission Impossible” është ndërprerë disa herë për shkak të izolimit. Xhirimet u anuluan në Venedik në fillim të këtij viti dhe shfaqja e planifikuar u tërhoq disa herë. /Lajmi.net/