Tollovi për bileta

Kur Ukraina të ndeshet me Francën në kuadër të duelit të parë të barazhit për kualifikim për në Kampionatin botëror 2014 të premten, pritni atmosferë të nxehtë në stadiumin Olimpik të Kievit. Bazuar në skenat kaotike të një grumbulli prej mijëra tifozësh që në ditët e fundit janë shtyrë mes vete për të arritur të…

Sport

13/11/2013 10:02

Kur Ukraina të ndeshet me Francën në kuadër të duelit të parë të barazhit për kualifikim për në Kampionatin botëror 2014 të premten, pritni atmosferë të nxehtë në stadiumin Olimpik të Kievit.

Bazuar në skenat kaotike të një grumbulli prej mijëra tifozësh që në ditët e fundit janë shtyrë mes vete për të arritur të blejnë bileta, atëherë mund të themi se atmosfera pritet të jetë shumë e nxehtë.

Derisa në shumë shtete evropiane përfshirë Anglinë, tifozët arrijnë të blejnë bileta nëpërmjet internetit, Ukraina duket se ende preferon sistemin ‘në dorë’. Ukraina synon që vetëm për herë të dytë të siguron kualifikimin për një Kampionat botëror pas arritjes në çerekfinale në Gjermani 2006.

Nikoqiri i Euro 2012 përfundoi në pozitën e dytë prapa Anglisë në Grupin H të kualifikimeve.

Ukraina do të përballet me Francën e selektorit Didier Deschamps që po ashtu doli e dyta në Grupin I, pas Spanjës. Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën në Paris.