Tollovi në shkollën “Faik Konica”, qytetarët nuk e ruajnë shëndetin e tyre
Kosova sot voton për zgjedhje nacionale.
Lajme
Përkundër COVID-19 qytetarët nuk po i respektojnë aspak rregullat për distancë. Kjo është parë në shkollë “Faik Konica” në Prishtinë. Sidoqoftë, maska i kanë të vendosura, shkruan lajmi.net.
Kohën e fundit partitë politike nuk kanë respektuar aspak rregullat anti-COVID dhe kanë mbledhur me mijëra qytetarë në fushatë.
Kujtojmë, se kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues, apo 8.30 për qind e qytetarëve. /Lajmi.net/
