“13- 14 vota të LDK’së”, Ermal Sadiku ironizon me Kurtin: Të duhen 80 vota për Feriden Presidente, koncentrohu

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka humbur tërësisht arsyen. Kurti ka thënë se bën LDK t’iu sjellë edhe 13 e 14 nënshkrime. Por, Sadiku thotë se pa 15 nënshkrime nuk bëhet kuorumi prej 80 deputetëve. “Përbesë, e ka humbur komplet arsyen. Po thotë: I kam 63 vota në…

Lajme

28/04/2026 23:06

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka humbur tërësisht arsyen.

Kurti ka thënë se bën LDK t’iu sjellë edhe 13 e 14 nënshkrime.

Por, Sadiku thotë se pa 15 nënshkrime nuk bëhet kuorumi prej 80 deputetëve.

“Përbesë, e ka humbur komplet arsyen. Po thotë: I kam 63 vota në sallë. Le të m’i sjellë LDK-ja edhe 13 ose 14 sa t’i kenë dhe e zgjedhim Feriden presidente. Po s’bëhet, o Albin. 63 + 13 bëjnë 76. Të duhen 80. Një kohë kërkoje 85. Pastaj 90. Koncentrohu, more… kuku”, ka thënë Sadiku.