Tolisso afër rikthimit te Lyon

Corentin Tolisso është duke u afruar gjithnjë e më shumë me një rikthim te skuadra e Lyon.

Sport

13/06/2022 23:17

Lojtari francez u largua nga skuadra e Bayern Munich me të përfunduar sezoni, pasi mbeti pa kontratë.

Mesfushori është duke kërkuar për skuadër të re, dhe tashmë ka spekulime që e kthejnë në Ligue 1.

Tolisso thuhet se mund të kthehet te skuadra e Olympique Lyon, transmeton lajmi.net.

Ky do të ishte lojtari i dytë që Lyon e merr me parametra zero, pas Alexandre Lacazette, që po ashtu u rikthye në klub.

Tolisso thuhet se ka qenë në Lyon për të biseduar me krerët e klubit dhe thuhet se edhe nga klubi ka interesim për një lëvizje të tillë. /Lajmi.net/