Tjetër lajm tragjik për sportin: Hendbollistja gjendet e vdekur para banesës, dyshohet për vetëvrasje
Viktorija Divak, hendbollistja ruse dhe anëtare e ekipit Astrakhanochka, është gjetur e vdekur para ndërtesës së saj. Mediat e huaja raportojnë se trupi i hendbollistes është gjetur pranë ndërtesës ku ajo banonte, transmeton lajmi.net. Ajo dyshohet se ka rënë nga një dritare në katin e tetë dhe ka vdekur në vend nga plagët që ka…
Sport
Viktorija Divak, hendbollistja ruse dhe anëtare e ekipit Astrakhanochka, është gjetur e vdekur para ndërtesës së saj.
Mediat e huaja raportojnë se trupi i hendbollistes është gjetur pranë ndërtesës ku ajo banonte, transmeton lajmi.net.
Ajo dyshohet se ka rënë nga një dritare në katin e tetë dhe ka vdekur në vend nga plagët që ka marrë pas rënies.
Detajet e kësaj tragjedie nuk dihen ende. Policia ka nisur hetimet dhe dyshohet se ajo është vetëvrarë.
“Ne jemi të gjithë në shok. Askush nuk e kupton se çfarë ndodhi. Në orën 11:00 ajo ndau me miqtë e saj foto se si i bleu vetes një mace të re, dhe në ora 14:00 ajo tashmë kishte vdekur. Askush nuk e kupton se çfarë ndodhi në mes. Kjo është një fatkeqësi e vërtetë”, tha Aleksey Alekseyev, trajneri i klubit për të cilin luante hendbollistja 29-vjeçare.
Victoria gjithashtu luajti për ekipin kombëtar të të rinjve të Rusisë, me të cilin ishte kampione evropiane në vitin 2009.
Ndeshjen e fundit për këtë skuadër ruse ajo e luajti më 2 prill kundër Rostovit në Superligën e kampionatit rus./Lajmi.net/