Titulli i parë i Feronikelit me kryesinë e re – por kush ishte ideatori i sukseseve të Niklit

Feronikeli e arriti suksesin e parë nën drejtimin e presidentit të ri, Naser Rama, duke fituar Superligën e Kosovës në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës.

Sport

21/05/2019 11:27

Por sukseset e skuadrës nga Drenasi kishin filluar disa vite më herët, kur edhe fitoi dy tituj kampion të Kosovës.

Arton Berisha ishte drejtori që kishte nisur rrugën e trofeve për Feronikelin, shkruan lajmi.net.

Në kohën kur Ekrem Elshani ishte kryetar e Berisha si drejtor, Nikli shijoi padyshim sezonin më të mirë në histori – pasi fitoi pesë trofenjë.

Dy herë Superligën, dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën, ishin disa nga sukseset e Feronikelit që dominoi futbollin kosovar për pak vite.

Punën e krijuar nga Arton Berisha nuk e çoi poshtë Naser Rama, i cili të dielën i siguroi skuadrës trofeun e Superligës për herë të tretë në histori. /Lajmi.net/