Tiranë, tenton të vjedh biçikletën-kapet mat 23 vjeçarja (Video)

Një tjetër video vjedhjesh në Tiranë publikohet në rrjetin social “Facebook”. Në videon e publikuar në faqen “Jeta osh Qejf “, është rasti i një vajze që nuk duket të jetë më shumë se 22 vjeç, kur kapët nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një biçikletë. 

Lajme

29/06/2014 18:26

Sipas përshkrimit të videos, ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Hajdutja del nga një dyqan pranë vendit ku ishte vendosur biçikleta, nga ka studiuar dhe ka parë që biçikleta nuk ishte e lidhur. 

Me pamjen e një personi të shkujdesur i është afruar biçikletës dhe me ta kapur timon e saj ka nxituar t’i hipë dhe të largohet. Nga brenda dyqanit tjetër është përballë vendit ku ndodhej biçikleta del me vrap një person që duhet të jetë i zoti dhe nga shpejtësia e daljes së të cilit mendohet se e ka kapur hajduten e biçikletës.