Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret liderët e Armenisë dhe të Këshillit Europian
Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte dy prej liderëve të rëndësishëm pjesëmarrës: Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Të dy vizitat zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për takimin e gjashtë të Komunitetit…

Lajme
Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte dy prej liderëve të rëndësishëm pjesëmarrës: Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Të dy vizitat zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbledh 47 liderë nga i gjithë kontinenti. Samiti nis zyrtarisht punimet të premten në orën 11:00 dhe përmbyllet në orën 18:30 me konferencën përmbyllëse.