Rreth mesditës, e mitura ra nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Besëlidhja” dhe për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua me helikopter në Tiranë.
Për fat të keq dhe pavarësisht kujdesit të mjekëve, vajza nuk ka arritur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra në trup.