Tipike nga Sergio Ramos – spanjolli rrezikon 7 ndeshje suspendim pas kartonit të kuq

Ikona spanjolle e futbollit, Sergio Ramos rrezikon të dënohet me 7 ndeshje mos lojë. ‘RMC Sport’ raporton se qendërmbrojtësi i PSG, Sergio Ramos rrezikon të mungojë 7 ndeshje, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Reims. Verdikti final për Sergio Ramos pritet të jepet të mërkurën, por gjasat janë të mëdha që…

Sport

11/10/2022 14:09

Ikona spanjolle e futbollit, Sergio Ramos rrezikon të dënohet me 7 ndeshje mos lojë.

‘RMC Sport’ raporton se qendërmbrojtësi i PSG, Sergio Ramos rrezikon të mungojë 7 ndeshje, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Reims.

Verdikti final për Sergio Ramos pritet të jepet të mërkurën, por gjasat janë të mëdha që ai të përballet me dënim të ashpër, përcjell lajmi.net.

Gjyqtari i takimit, Pierre Gaillouste nuk përmendi ndonjë incident në raportin e ndeshjes. Lojtari u ndëshkua me të kuq pikërisht për kritika të ashpra ndaj gjyqtarit.

Gjithsesi, pamje të treguara nga ‘Canal Plus’ vërejnë tek Ramos iu drejtua gjyqtarit me fjalët “puta made”. Nëse ai shpallet fajtor për këto fjalë, ai mund të dënohet mes dy dhe shtatë ndeshjeve. ‘RMC’ thotë se gjasat janë të vogla që ai të marrë dënimin maksimal.

Ramos tashmë ka bërë 14 paraqitje në të gjitha kompeticionet me PSG, pasi sezonin e kaluar nuk ishte i rregullt në formacion. Kontrata e tij me skuadrën nga Ligue 1 skadon këtë verë. /Lajmi.net/