Tinder sjell një risi, përdoruesit do ta mirëpresin

‘Panic button’ ndihmon personat që ndihen në rrezik gjat një takimi.

Auto & Tek

24/01/2020 18:39

Kjo formë do t’i lejojë përdoruesit të lajmërojnë shpejt policinë nëse ndjehen të pasigurt në një takim, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Tinder është paisur me aplikacionin e sigurisë gjatë natës, për të ofruar ndihmë, gjë që mund të gjurmojë vendndodhjen e përdoruesve dhe t’u mundësojë atyre të njoftojnë autoritetet nëse ndjehen të pasigurt.

Ky tipar do t’u kërkojë përdoruesve të ngarkojnë saktësisht kur dhe ku po shkojnë në një takim dhe kë planifikojnë të shohin.

Kompanitë e takimit shpesh akuzohen se nuk bëjnë mjaft për të mbrojtur përdoruesit e tyre. PlentyOfFish, OkCupid dhe Hinge thuhet gjithashtu se po përmbajnë karakteristika të ngjashme më vonë këtë vit. /Lajmi.net/