Time Kadriaj: Kurti flet çdo ditë për luftë, e kush do të luftojë deputetët e VV-së?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për degradim të institucioneve të sigurisë. Kadriaj gjatë seancës ku po diskutohet për furnizimin me ushqim të pjesëtarëve të FSK-së, tha se “Kryeministri Kurti po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me mund për 25 vjet”. Madje ajo në këtë…

Lajme

14/10/2024 13:33

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për degradim të institucioneve të sigurisë.

Kadriaj gjatë seancës ku po diskutohet për furnizimin me ushqim të pjesëtarëve të FSK-së, tha se “Kryeministri Kurti po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me mund për 25 vjet”.

Madje ajo në këtë rast pati një pyetje për pozitën sa i përket ushtarëve.

“Dhe merreni me mend, një kryeministër që çdo ditë thotë ‘do të ketë luftë’. Atëherë kush do të luftojë? Nëse jo Policia, nëse jo Ushtria, a mundemi ne me llogaritë që këta deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë me shku me e mbrojtë atdheun. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Kadrijaj./Lajmi.net/