Tiki-taka me Brazil apo topa të gjatë me Anglinë?
Kryeministri Hashim Thaçi ka lansuar një aplikacion në llogarinë e tij në Facebook, përmes së cilit kërkon këshilla nga qytetarët lidhur me miqësoren e ardhshme ndërkombëtare të Kosovës në futboll. Me kë do të luajë Kosova pas Turqisë?
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/15.jpg)
Lajme
Kryeministri Hashim Thaçi po e kërkon mendimin e qytetarëve se me kë do të duhej të ndeshej Përqafësuesja e Kosovës në futboll, tashmë kur FIFA ka lejuar miqësoret ndërkombëtare.
Ai ka lansuar një aplikacion në llogarinë e tij në Facebook, përmes së cilit kërkon këshilla lidhur me miqësoren e ardhshme.
“Shumë tifozë të flaktë të përfaqësueses kosovare në futboll më kanë pyetur se me kë do të luajë Kosova pas Turqisë? As unë ende nuk e di, por përdoreni aplikacionin e mëposhtëm për t’u dëgjuar zëri i juaj këshillues. Tiki-taka me Brazil apo topa të gjatë me Anglinë?”, ka shkruar Kryeministri Thaçi.
Ky është APLIKACIONI