Tiki-taka, argëtuese

Toni Kroos ka shprehur kënaqësinë e tij me stilin e lojës së Bayern Munichut nën drejtimin e trajnerit të ri Pep Guardiola. Ai beson se taktika e re e bazuar në posedim të topit i përshtatet atij. 23-vjeçari bëri një paraqitje pozitive në barazimin 1-1 kundër Bayer Leverkusenit dhe është i kënaqur me mënyrën se…

Sport

07/10/2013 17:00

Toni Kroos ka shprehur kënaqësinë e tij me stilin e lojës së Bayern Munichut nën drejtimin e trajnerit të ri Pep Guardiola.

Ai beson se taktika e re e bazuar në posedim të topit i përshtatet atij. 23-vjeçari bëri një paraqitje pozitive në barazimin 1-1 kundër Bayer Leverkusenit dhe është i kënaqur me mënyrën se si janë duke shkuar punët te skuadra kampione e Evropës.

“Stili ynë i lojës është mjaft argëtues”, deklaroi Kroos për Bild. “Më përshtatet shumë mirë sepse përdori shumë pasime të shkurtra në mesfushë dhe me pas bëjmë lëvizje të shpejta në krah”, u shpreh ai.

Stili i ashtuquajtur tiki-taka, i bazuar në pasime të shpeshta dhe periudha të gjata të posedimit të topit, ishte çelësi i suksesit të Guardiolës te gjiganti katalan ku fitoi gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve.