Tifozi anglez ia kafshon veshin bashkëkombësit

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur ditë më parë në Brazil. Një tifoz anglez ia ka kafshuar veshin një bashkëkombësi të tij, duke ia këputur një pjesë të tij.

Sport

29/06/2014 15:29

Luis Suarez nuk është kafshuesi i vetëm i Botërorit. Në fakt, ditë më parë, madje para sulmuesit uruguaian, një tifoz anglez ia kishte kafshuar dhe ia kishte këputur një pjesë të veshit, një tifozi tjetër, gjatë ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Uruguait, e zhvilluar në Sao Paulo.

Ky sulm duket të ketë prapavi raciste, pasi sulmuesi e ka quajtur viktimën ‘zezak’.

Policia braziliane e ka vënë në kërkim agresorin dhe mund ta arrestojë atë shumë shpejtë. Ky sulm ka ndodhur më 19 qershor në Sao Paolo.