Tifozët kërkojnë që ai të jetë kapiten, Barella shfaqë modestinë e tij

Mesfushori i Interit Nicolo Barella thuhet se iu përgjigj një mbështetësi që kërkoi që ai të bëhej kapiteni i ardhshëm te Interi me një modesti të madhe.

Sport

23/04/2021 15:40

Ish-ylli i Cagliari u transferua në Inter në korrik 2019 dhe ka bërë përshtypje që nga transferimi i tij në kryeqytetin e modës, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi italian e ka vendosur veten si një nga lojtarët më të rëndësishëm në anën e Antonio Conte dhe tifozët ndaluan lojtarin për të bërë fotografi me të për shkak të masave COVID-19.

Tifozët po kërkonin që ai të bëhej kapiten i ri i ekipit, Barella u drejtua nga ana e Samir Handanovic, duke treguar anën e tij modeste edhe një herë tjetër.

“Është Samir”, u përgjigj Barella, sipas Sky Sport Italia.

Kontrata e kapitenit 36-vjeçar skadon në qershor 2022, por reprezentuesi slloven ka luajtur 32 ndeshje të Serie A këtë edicion dhe madje e ka mbajtur 12 herë portën e paprekur./Lajmi.net/